Janë zbardhur të tjera detaje nga atentati i vrasjes së një personi në Berat, që do të kryhej në grup.

 

 

Burime bëjnë me dije se shtetasit janë: Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora.

 

Pas ndërhyrjes në kohë, sekuestrohen 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi.

 

 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, me qëllim parandalimin e atentatit, si dhe për kapjen e shtetasve që do ta kryenin atë.