Një tjetër aksident ka ndodhur në vend, pas atij në rrugën e Kombit ku të plagosur kanë mbetur disa persona.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.

 

Mësohet se një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me një biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i biçikletës  i cili u aksidentua nga automjet është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

 

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë lidhur me ngjarjen.