Një 50-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia e Beratit i implikuar në atentatin e parandaluar dy ditë më parë nj që ishte planifikuar të kryej nga një grup kriminal.

 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. M., 50 vjeç, banues në Korçë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

 

Shtetasit Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora u shpallën në kërkim dy ditë më parë për organizimin dhe pjesëmarrjen në atentatin e dështuar në Berat.

 

Të tre këta persona ishin nisur mbrëmjen e djeshme për të ekzekutuar një persona. Në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre dhe të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.