Ambasada e Shqipërisë në Turqi, ka njoftuar se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë.

 

 “Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar.”- thuhet në njoftim.