Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të pushimit të shoferit.

 

Sipas Klan news, mjeti ka marrë flakë në ecje. Pasi e ka nxjerrë nga rruga në një xhep, fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

 

Zjarrëfiksja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por gjithsesi dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme.

 

Sipas informacioneve paraprake, shkak mendohet të ketë qenë një defekt teknik në mjet.

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.