Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tërmetin shkatërrimtar që ra në orët e para të mengjesit të sotëm në Turqi. Në një status në rrjetet sociale ai bën me dije se një mision shpëtimi do të niset ditën e sotme në Turqi.

 

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e personave që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision kërkim-shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.