Türkiye ka përjetuar "katastrofën më të madhe" që nga shekulli i kaluar pas tërmetit të vitit 1939 në Erzincan, deklaroi presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan pas tërmetit shkatërrues që goditi provincat jugore të hënën në mëngjes, duke marrë jetën e të paktën 912 personave.

 

“Mëngjesin e sotëm në ora 04:17 na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan, të cilin e përjetuam në shekullin e kaluar”, tha ErdoÄŸan në kryeqytetin Ankara.

 

ErdoÄŸan u adresua pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë që goditi në orën 4:17 të mëngjesit me kohën lokale, epiqendra e të cilit ishte në qarkun Pazarcik në provincën jugore të KahramanmaraÅŸ të Türkiye-s.

 

Provincat Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis janë prekur rëndë nga tërmeti.

 

"Deri më tani, 912 qytetarë tanë kanë humbur jetën dhe 5.385 qytetarë tanë janë lënduar", tha ErdoÄŸan.

 

Ai vuri në dukje se numri i personave të shpëtuar nga rrënojat ka arritur në 2.470 ndërsa numri i ndërtesave të shembura është rritur në 2.818.

 

Aktualisht, shtoi ErdoÄŸan, gjithsej 9.000 pjesëtarë janë duke kryer operacionet e kërkim-shpëtimit, duke shtuar se: "Ky numër po rritet vazhdimisht me ata që arrijnë në rajon nga jashtë".

 

Ai gjithashtu bëri të ditur së është vendosur komunikim me Türkiye-n, e cila është ndërmarrë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare. Sipas ErodÄŸan-it, NATO, Bashkimi Evropian dhe 45 vende janë ofruar për të ndihmuar Türkiye-n./AA