Dhjetë persona kanë humbur jetën në disa ortekë në Alpet austriake dhe zvicerane gjatë fundjavës. Turistët nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania ishin në mesin e të vdekurve.  Autoritetet austriake vendosën një alarm të nivelit të katërt për ortekët - i dyti më i madhi - pas reshjeve intensive të borës dhe erës në zonë.

 

 

Pavarësisht paralajmërimeve, vendpushimet e skive në Austrinë perëndimore janë mbushur plot për shkak të pushimeve shkollore në Vjenë. Policia austriake njoftoi pesë vdekje të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastrues në rajonin perëndimor të Tirolit.Ata gjetën gjithashtu trupat e një 'udhërrëfyesi skijimi' në Sankt Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner.

Të shtunën kanw ndwrruar jetw  një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-tave - për të cilët thuhej se të gjithë po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara të skive kur ranë ortekët. Në Zvicër, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar u vranë gjithashtu nga bora e paqëndrueshme në Graubuenden. Policia zvicerane tha se një anëtar i tretë i grupit të tyre arriti të shpëtonte i padëmtuar.

 

Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve APA të Austrisë, vetëm të shtunën u raportuan 30 orteqe në rajonin e Tirolit - 11 prej tyre përfshinin njerëz. Niveli i alarmit të nivelit të katërt të Austrisë do të thotë "ka të ngjarë ortekë shumë të mëdhenj".