Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

 

Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa nuk pritet të ketë deklarata.

 

Pas takimit me Osmanin, dy emisarët do të presin në takim tre liderët e partive opozitare.

 

Lajçak dhe Escobar dje takuan kryeministrin Albin Kurti, ku i paraqitën tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri. /KosovaPress/