Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se gjykatëses së ish-ministrit Saimir Tahiri iu bë vettingu me urgjencë.

 

 

Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, sipas të cilit, gjyqtarja e ka mbajtur 5 muaj në dorë dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhënë 3 ditë pasi kaloi vettingun.

 

POSTIMI I BERISHËS

Vetting për lirim!

Këtij i thonë turp-veting!

Me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim, ju bë vettingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu.

Ky është turp-vettingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

*****

Gjykatëses iu bë vetting

Doktor gjyqtarja e Elbasanit e ka mbajtur 5 muaj në dorë dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhënë 3 ditë pasi kaloi Vetting-un! Dhe KPK vendimin e ka dhënë brenda ditës së gjykimit ndërkohë që për të tjerët KPK vendimin e jep pas 1 muaji! Ju prsh!