Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit si palë në çështjen “Gërdeci”.

 

Prokurorët argumentuan se duke qenë se është një numër madh i familjarëve që kërkojnë të marrin pjesë kanë pranuar që të vijnë të marrin pjesë në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata fillimisht nuk i pranoi familjarët e viktimave, por tashmë ka marrë këtë vendim. Ndërkaq, familjarët nga ana e tyre insistonin prej kohësh që të bëheshin palë e procesit.

 

Këtë të mërkurë u vendos edhe shtyrja e gjyqit ngaj Mediut. Seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes u zhvendos në datën 22 qershor ora 14:00.