Qeveria ka dërguar në Kuvend emrat për ambasador të Shqipërisë në 12 shtete. Propozimet i janë dërguar Kuvendit për t’u shqyrtuar.

 

Konkretisht propozimet e qeverisë për ambasadorët janë:

 

Ridi Kurtezi në Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Zhaklina Peto në Mal të Zi

 

Aida Sakiqi në Gjermani

 

Ervin Bushati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

Ilir Gjoni në NATO

 

Vasilika Hysi në OKB

 

Meri Kumbe në Izrael

 

Fatmir Velaj në Austri

 

Blerta Kadzadej në Turqi

 

Majlinda Frangaj në Vatikan

 

Mustafa Nano në Zvicër

 

Uran Ferizi në Angli.

 

Për këto kandidatura do të nisin dëgjesat ditën e premte në komisione parlamentare e pasi të jetë përmbyllur ky proces, emrat do të kalojnë për votim në Parlament.