Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale sot mesazhe kushtuar sigurisë ushqimore.

 

Në videon e publikuar nga Kryeministri janë shembuj konkret nga prodhues, grumbullues, por edhe qytetarë, të cilët nënvizojnë rëndësinë e konsumit të produkteve vendase, si produkte më cilësore dhe më sigurta.

 

“Mesazhe nga prodhuesit dhe përpunuesit të cilët janë në fokus të politikave tona mbështetëse në bujqësi dhe që punojnë çdo ditë duke rritur standardin e produkteve shqiptare e sigurinë ushqimore për ne dhe tregjet e huaja”, shkruan Rama.

 

Olsi Amanaj, kultivues i luleshtrydheve thekson vëmendjen që i kushton sigurisë ushqimore.

 

“Unë quhem Olsi Amanaj, fermer që kultivoj luleshtrydhe. Të mbjellat e mija kanë nevojë për mbrojtje ndaj dëmtuesve. Nëse më duhet të marrë një pesticidë, marrë parasysh se këto luleshtrydhe do të konsumohen edhe nga familjarët e mi. Konsumtaroët e që marrin lule janë familja ime”, tha ai.

 

Valbona Tozaj, drejtuese e një pike grumbullimi në Lushnjë thekson se puna që realizohet në pikën e saj të grumbullimit është intensive dhe në fokus është cilësia dhe siguria për konsumatorin.

 

“Është një punë që ka përgjegjësi të madhe. Mua më jep kënaqësi kur u jap konsumatorëve produkte të freskëta sikur ti kisha për veten time”, vijon Tozaj.

 

Dorian Denaj, teknolog, u shpreh se përpunimi i qumështit është një proces që ofron garanci për konsumatorin.

 

“Qumështi është dhuratë e natyrës, jemi krenarë për përkujdesjen që i kushtojmë qumështit tonë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ushqyerjes së bagëtisë, pastrimit, kontrollit dhe kontrollit të dyfishtë që konsumatorët të ngelen të kënaqur me produktin tonë”, tha ai.

 

Ndërkohë, Goni, tregtar i mishit, bënë të ditur se kujdeset që produkti të mos e humbi cilësinë nga ferma tek tryeza.

 

“Kam dyqan mishi në Pezë të Tiranës. Punojmë fort çdo ditë që mishi që shes të jetë i sigurtë, cilësor, e i kontrolluar nga të gjitha hallkat. Nga ferma deri në tavolinë. Bashkë për sigurinë ushqimore”,- tha Goni.