Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat jashtë dyerve të parlamentit është pyetur nga gazetarët nëse do të mbështesë Lulzim Bashën, nëse ky i fundit do të rikandidojë për kreun e PD-së.

 

Alibeaj tha ka të drejtën të kandidojë kushdo që dëshiron, ndërsa shtoi se mbështet një parti me rregulla statutore dhe pushtete të ndara që kontrollojnë kryetarin.

 

 “Diskutim që e refuzoj. Unë mbështes një parti me rregulla statutore demokratike, pushtet të ndara që kontrollojnë kryetarin, me pushtet që delegohen, me pushtet të decentralizuar.  Kërkohet një rindërtim i PD-së, nuk do duhet shfokusuar nga fakti se kush do jetë kryetar. Ka të drejtën të kandidojë kushdo”, tha Alibeaj.

 

Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur të martën, u vendos hapja e procesit zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.