Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat para parlamentit ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama të dhënë pak më parë,  për draftin që ky i fundit pohoi se i kishte dorëzuar Macronit dhe Scholz.

 

Sipas Berishës drafti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë.

 

“Maskat ranë! Argati i Vuçiçit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e asociacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhe problemin ne tij me McGonigal.

 

S’do të dilja për këtë problem, por kur pash vasalin e Vuçiçit në këtë histeri kundër shqiptarëve, ndaj dola. Gjykoj se është në detyrën e çdo qeveritari që realitetit t’i marrë parasysh. në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3 ose 5% e popullatës të etnisë jo serbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim”, tha Berisha