Gjashtë fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një park në qytetin Annecy në alpet franceze.

 

Mediat franceze raportojnë se fëmijët e plagosur janë rreth moshës tre vjeç dhe dy prej tyre dhe një burrë janë në gjendje kritike për jetën.

 

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një park buzë liqenit në Annecy, ku disa fëmijë kishin dalë si çdo ditë shëtitje me kujdestarët e tyre.

 

Siç raportohet nga mediat franceze, një burrë 45-vjeçar është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë.

 

Në këtë moment policia ka ndërhyrë, dhe sulmuesi është qëlluar për tu neutralizuar.

 

Dy fëmijë dhe i moshuari raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spital.

 

Autori 45-vjeçar, është një shtetas sirian i cili prej kohësh po kërkonte statusin e refugjatit.