Me firmën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për emërimin e Hafize Gaye Erkan në krye të Bankës Qendrore.

Erkan ështe gruaja e parë në krye të Bankës Qendrore.

E lindur në Stamboll në vitin 1982, Erkan u diplomua në Departamentin e Inxhinierisë Industriale të Universitetit Boğaziçi në 2001.

Duke vazhduar shkollimin në SHBA, Erkan mori doktoraturën në kërkimin operativ dhe inxhinieri financiare nga Universiteti Princeton në vitin 2005. Ajo përfundoi dy programe trajnimi mbi shkencat e menaxhimit në Shkollën e Biznesit në Harvard.

Më pas filloi karrierën e saj në Goldman Sachs në 2005, ofroi shërbime konsulence për bordet dhe ekipet e menaxhmentit të lartë të bankave kryesore dhe kompanive të sigurimit në SHBA për menaxhimin e bilancit, planifikimin e kapitalit, menaxhimin e rrezikut për 9 vjet.

Erkan  filloi punën në First Republic Bank në vitin 2014, shërbeu si bashkëkryetare (Co-CEO), kryetare, anëtare bordi, drejtore investimesh, drejtore depozitash dhe bashkëdrejtore risku gjatë 8 viteve që punoi atje.