Një turiste polake ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pasi ka rënë nga ballkoni i dhomës së hotelit ku ishte akomoduar bashkë me bashkëshortin e saj.

 

 

Mësohet se turistja polake B. V., 55 vjeçe dhe bashkëshorti kishin disa ditë që ndodheshin në hotelin Royal. Pas darkës dyshohet se çifti kishin konsumuar alkool, teksa aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Turistja është dërguar në spital, por nuk ka pasur asgjë për të bërë pasi ajo kishte ndërruar jetë në vend. Trupi i saj është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Burimet thanë se gruaja kishte konsumuar pije alkoolike dhe më pas ka rënë nga ballkoni. Ngjarja ka shkaktuar panik e shok në zonë, ku ndodhen turistë e pushues të shumtë./BW