Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka deklaruar ditën e sotme se “gjithçka tregon” se Rusia është fajtore për shpërthimit e digës Kakhovka në Ukrainë, e cila ka shkaktuar një tjetër krizë humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta.

 

Borrell thotë se gjithçka tregon se Rusia qëndron pas shpërthimit së digës Kakhovka, për të cilën Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkaktimin.

 

“Diga nuk u bombardua. Ajo u shkatërrua nga eksplozivët e instaluar në zonat ku ndodhen turbinat. Kjo zonë është nën kontrollin rus”, tha Borrell për televizionin publik spanjoll.

 

“Unë nuk isha atje për të gjetur se kush e bëri atë. Por gjithçka duket se tregon se nëse do të ndodhte në një zonë nën kontrollin rus, është e vështirë të besohet se mund të ketë qenë dikush tjetër,” shtoi ai.

 

Ndër të tjera Borrell thekson se shpërthimi i digës ka sjellë pasoja të mëdha për Ukrainën.

 

“Në çdo rast, pasojat për Ukrainën janë të tmerrshme, nga pikëpamja humanitare për njerëzit e zhvendosur dhe nga pikëpamja mjedisore, sepse shkatërrimi (e digës) do të shkaktojë një fatkeqësi ekologjike.”

 

Shembja e digës, e cila është nën kontrollin rus në Ukrainën jugore të pushtuar, shkaktoi përmbytje masive, vdekje dhe lëndime.