Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 2 zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët u arrestuan ditën e martë pasi akuzoheshin se merrnin ryfshet për të punësuar njerëz në Drejtorinë e Burfjeve.

 

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

 

Mësohet se Agron Balla dhe Klodian Gjeci do të vijojnë të hetohen në kushtet e arrestit me burg, pasi dyshohet se i morën para një personi për ta punësuar pranë strukturave në varësi të Drejtorisë së Burgjeve.

 

Sipas SPAK, shumat monetare janë kërkuar dhe marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një personi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.