Nëse bëhet fjala për para, shqiptarët duan të dinë gjithmonë shifrat e sakta!

 

“Sa e ke rrogën?”, “Sa lek bëri kjo ose ajo gjë?”, “Sa lekë të hodhën në dasmë?”… etj, etj.

 

Një pyetje të tillë e kanë bërë edhe binjakët Veshaj në emisionin “Më lër të flas”, ku të ftuar do të kenë Klean dhe Elgit Dodën.

 

“Kush hodhi më shumë para në dasmën e tyre?” Klea e ka zbuluar përgjigjen, duke treguar se shumën më të madhe e hodhi babai i saj.

 

Me humor, Elgiti ka shtuar se babai i tij i ka rënë baterisë.

 

Klea dhe Elgiti shijojnë prej vitesh përrallën e tyre të dashurisë, që është bekuar me të voglin Krid. Ishte ai që i solli unazat mamit dhe babit në dasmë.