Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Beratit pasi u konfliktua me një 25 vjecar për parkimin dhe pas debatit qëlloi me armë zjarri në ajër dhe u largua.

 

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në lagjen “30 Vjetori” në Berat, ku mësohet se ka nisur sherri mes tyre.

 

Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të 55-vjeçari Ilir Mamurani, ndërkohë 25-vjeçari Emiljano Zoga është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

 

“Në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Ilir Mamurani 55 vjeç dhe Emiljano Zoga, 25 vjeç, shtetasi I. M. ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 55-vjeçarit. Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi E. Z., për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konfliktit”, njofton policia.

 

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.