Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 6-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

 

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 në Bathore ku e mitura ka rënë nga kati i dytë i banesës.

 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në spital.

 

“Kamzë/Informacion paraprak

 

Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.

 

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.