Klodian Kapidani, është personi që sipas SPAK, në datën 14 maj, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.- Advertisement –

 

GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 39-vjeçarit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

 

Sipas Reporttv, përgjimet telefonike zbuluan  Klodian Kapedanin, i arrestuar mbi dyshimet se blinte vota, pasditen e së premtes, teksa ishte duke lëvizur në këmbë në qytetin e Kavajës. Mësohet se për të riun nga Kavaja nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte të ndryshme politike, por korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera panale, por që nuk kanë lidhje me korrupsion zgjedhjesh.

 

Pra, Kapedani ka komunikuar për blerje votash me persona që po përgjohen nga SPAK për llogari të tjera kriminale. Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendor.

 

Në këto biseda nuk përmenden shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t’u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste, ndaj kandidatit të Berishës dhe Metës, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë.