Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 5 punëtorë kanë humbur jetën në një shpërthim në Fabrikën e Industrisë Mekanike dhe Kimike për Raketat dhe Eksplozivët (MKE) në rajonin Elmadağ në kryeqytetin Ankara.

 

"Në Fabrikën e Industrisë Mekanike dhe Kimike për Raketat dhe Eksplozivët (MKE) në rajonin Elmadağ në Ankara ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën 5 punëtorë. Në lidhje me ngjarjen ka nisur hetim gjyqësor dhe administrativ", thuhet në deklaratën e Ministria së Mbrojtjes lidhur me shpërthimin./AA