Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në rrjetet sociale nga projekti më i ri që po merr jetë në Valias, Kamëz.

 

Rama bëri të ditur se, në projektin e ri pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe dhe parku me hapësirat rekreative.

 

Kryeministri tha se, “ky projekt vjen si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit”.

 

Programi i Rindërtimit ka transformuar nga themelet Valiasin, një prej fshatrave të Kamzës, të dëmtuar rëndë nga tërmeti, të cilit sot nuk i ka mbetur asgjë nga panorama e vjetër.

 

Tre vjet më parë, qeveria shpalli Zonën e Re për Zhvillim në Valias, me një projekt modern infrastrukturor të përbërë nga 3 blloqe banimi, me 20 banesa kolektive 4 dhe 5-katëshe./ATSH