Turqia u përfshi nga një seri tërmetesh me qendër në KahramanmaraÅŸ.

Deri më tani 3 mijë e 432 qytetarë kanë humbur jetën në KahramanmaraÅŸ, Malatya, Gaziantep, Hatay, Adana, Kilis, Adiyaman, Dijarbakır, Åžanlıurfa dhe Osmaniye.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e katastrofës vazhdojnë pa u ndalur.

Një nga provincat më të prekura nga tërmeti ishte Hatay.

Përafërsisht 1200 ndërtesa u shkatërruan në qendër të qytetit dhe në rrethet Kırıkhan dhe Ä°skenderun.

Qytetarët u mobilizuan për fëmijën sirian 7-8 vjeç, trupi i të cilit ishte i bllokuar nga mesi e poshtë nën rrënoja.

Qytetarët e mbuluan me jorgan dhe i vunë beretë derisa fëmija u shpëtua.

Fëmija nuk mund të fliste për shkak të tronditjes që përjetoi.