Në lagjen Ürgen Paşa të qytetit Hatay u shpëtuan një nënë dhe dy vajzat e saj 33 orë pas tërmetit, nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

 

Në Hatay ku vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve që prekën 10 provinca në Türkiye, ekipet e xhandarmërisë shpëtuan nënën dhe dy vajzat nën rrënojat e një ndërtese.

 

Të plagosurit u transportuan në autoambulanca pasi u shpëtuan nga rrënojat. Nëna dhe dy vajzat e saj janë shtruar në spital për mjekim.

 

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve turke, të paktën 3.549 persona kanë humbur jetën dhe 22.168 të tjerë janë plagosur nga tërmetet në Türkiye./AA