Stela Gugallja, një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me aferën e inceneratorëve, është ndaluar në Austri.

 

Sipas asaj që raporton Klan News, në një gjykatë në Vjenë po zhvillohet procesi për ekstradimin e saj.

 

SPAK e akuzon Gugallen se në bashkëpunim me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin kanë korruptuar zyrtarë për fitimin e koncensioneve të inceneratorëve dhe ndaj tyre është ngritur akuza e korrupsionit aktiv. Zoto e Mertiri janë ende në kërkim.

 

Kujtojmë se në lidhje me  aferën e inceneratorëve janë arrestuar ish-zyrtarë si ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS Alqi Bllako.