Deputeti i Partisë Demokratie,  Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca kishte shtyrë kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor sa i takon çështjes Rama-McGonigal.

 

Në një dalje për mediat, ai u shpreh se duke mos pranuar këtë kërkesë të opozitës mazhoranca asgjëson njërin prej instrumentave më të rëndësishëm të opozitës.

 

Alibeaj thotë se arsyeja për këtë është qëllimi për të fshehur Ramën i cili sipas tij është nën hetim.

 

“E katërta ishte kërkesa për komision hetimor. Ka të përcaktuar objektin që dihet tashmë, Rama-Gonigal. Kjo kërkesë ka të përcaktuar edhe numrin e anëtarëve të komisionit hetimor dhe afatin limit 4 mujor. Më pas që prej këtu ishte qesharake e gjitha. E shtynë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor dhe ky është asgjësim total i njërit prej instrumentave më të rëndësishme të opozitës. Janë bërë gardh të gjithë si e si ta fshehin, me shkelje flagrante të ligjit për komisionit hetimor. Nuk bën çudi sepse 3 seanca parlamentare kanë dalë nga normaliteti dhe synimi i vetëm është fshehja e Edi Ramës i cili mesa duket është nën hetim. Heshtjen mund ta përdorësh vetëm kur je i akuzuar para prokurorisë por kur je kryeministër i një vendi ke detyrim t’i përgjigjesh gjithçkaje”- ka thënë Alibeaj.