Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se, sa herë që Shqipëria dhe shqiptaria kanë çështje të rëndësishme Sali Berishën e ke në protestë.

 

Balla iu referua vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pranuar planin franko-gjerman.

 

“Kur Kosova ka një çështje që ka nevojë për vëmendjen e Shqipërisë, Shqipëria duhet ta ketë vëmendjen te Kosova”, tha ai.

 

Balla theksoi se, protestat e Sali Berishës, qoftë përpjekjet për të bllokuar Kuvendin e Shqipërisë apo protesta të tjera, janë axhenda personale e një njeriu që nuk mund të imponohet mbi axhendën e rëndësishme të Shqipërisë.