Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës së Maqedonisë së Veriut janë nisur për të ndihmuar vendin mik Türkiye-n, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.
Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, përmes një postimi në rrjetet sociale.
"I urojmë fat në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve njerëzore", ka shkruar ajo.
"Solidarizohemi me popullin turk dhe do të dërgojmë ndihma humanitare nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata për të ndihmuar viktimat", shtoi Petrovska.
Ajo njoftoi të hënën se Ministria e Mbrojtjes dhe Armata do të dërgojnë ndihma urgjente për të përballuar pasojat e tërmetit katastrofik në Türkiye.
"Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria, në seancën e jashtëzakonshme mori vendim të dërgojë ekipin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga Armata, qen të trajnuar për kërkime dhe ndihma humanitare në Türkiye-n mike", theksoi ajo.
Petrovska theksoi se ekipi përbëhet nga 22 persona nga Batalioni i Forcave Speciale, dy udhëheqës dhe qen të trajnuar për kërkim do të shkojnë në vendin aleat Türkiye-n, për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve njerëzore që kanë mbetur nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti katastrofik.
"Ne jemi në solidaritet për të ndihmuar të mbijetuarit të kalojnë këto kohë të vështira. Ne gjithmonë do ta ndihmojmë një mik në vështirësi", shtoi ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Petrovska./AA