Video e një të riu sirian është bërë virale në rrjetet sociale.

I mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti, i riu ka arritur të regjistrojë dhe publikojë një video teksa gjatë momentit që flet copa betoni binin mbi të.

I përlotur ai thotë se nuk e di nëse do të jetë gjallë apo do të vdesë.

 “Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes. Nuk e di sesi ta përshkruaj ndjesinë që përjeton dikush që ndodhet në këtë situatë të vështirë. Siç mund ta shikoni, jam nën rrënoja (ndërkohë bie një tjetër pjesë e mureve). Ka më shumë se tre apo katër familje nga fqinjët tanë të cilët janë po ashtu nën rrënoja. Zoti na ndihmoftë! Nuk di si ta përshkruaj, çdo gjë po dridhet”-thotë ndër të tjera i riu.