Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan, mbërriti në qytetin KahramanmaraÅŸ.

 

ErdoÄŸan u prit në aeroportin në KahramanmaraÅŸ nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa më pas mori informacione lidhur me punimet e zhvilluara pas tërmetit.

 

Presidenti ErdoÄŸan do të kryejë inspektime në rajon dhe në hapësirën ku janë ngritur tendat, të vendosura nga AFAD në stadiumin e qytetit.

 

Në rajon bashkë me presidentin ErdoÄŸan mbërritën edhe nënkryetarët e Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Binali Yıldırım dhe Numan KurtulmuÅŸ, drejtori i Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın./AA