Kompania ajrore Turkish Airlines planifikon evakuimin e 30 mijë personave të tjerë sot nga pjesa jugore e Türkiye-s pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të hënën.

 

"Vazhdon evakuimi i qytetarëve tanë nga zona e tërmetit - Adana, Gaziantep, Elazig, Sanliurfa, Adiyaman, Diyarbakir, Malatya dhe Kahramanmaraş. Dje transportuam 19.050 persona ndërsa sot planifikojmë evakuimin e 30 mijë personave të tjerë", shkroi në Twitter Yahya Ustun, zëvendëspresidenti i lartë për marrëdhënie me mediat të Turkish Airlines.

 

Të paktën 8.574 persona humbën jetën dhe 49.133 të tjerë u plagosën në dy tërmetet e fuqishme që goditën rajonin herët të hënën, sipas shifrave të fundit zyrtare.

 

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

 

Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin./AA