Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se, reshjet e shiut dhe të dëborës kanë pushuar dhe se qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht në të gjitha akset nacionale.

 

Sipas ARRSH-së, në segmentet me prezencë dëbore, si në Qafë Thore-Theth, Tamarë-Vermosh, Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Korçë-Dardhë është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë të ulëta.

 

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes dhe për zbatimin e rregullave të qarkullimit.