Qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara dhe Kinës nuk do duhet të pajisen me viza.

 

Lajmi është dhënë sot nga ministrja e Jashtëme, Olta Xhaçka, në një prononcim për mediat, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

 

“Sot kemi kaluar dy marrëveshje të rëndësishme. Kemi lidhur marrëveshje me republikën e Kinës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Do krijojnë lehtësi të shtuara për shqiptaët që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve. Nuk do të kenë më nevojë për viza hyrëse.

 

Ky shkëmbim pa viza do të sjellë vetëm të mira. Jemi duke punuar për të fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare dhe për të zgjeruar hapësirën ky qytetarët shqiptarë lëvizin pa viza. Jam e inkurajuar dhe jam optimiste që do ta zgjerojmë hartën ky qutetarët shqiptarë do të lvizin lirisht”, deklaroi ajo.