Pas kaosit të shkaktuar në seancën e kaluar, janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare 8 deputetë të PD-së.

 

Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

 

Në kërkesën, depozituar në Kryesine e Kuvendit thuhej se Boçi, Vokshi, Salianji, Zhupa, Baçi dhe Shehu në mënyrë të koordinuar bllokuan foltoren e Kuvendit dhe penguan rendin e ditës në Kuvend.

 

Ndërsa deputetët Bardhi dhe Nallbati kanë artikuluar fjalë fyese drejtuar kryetares së Kuvendit.