Në bashkinë Shkodër vijon të jetë nën ujë një sipërfaqe prej 1320 hektarësh. Situata duket e përmirësuar krahasuar me një ditë më parë. Uji është tërhequar në një pjesë të sipërfaqes së tokës.Në Njësinë Administrative Ana e Malit vijon të jetë 1300 hektarë sipërfaqja e përmbytur. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji në nivelin 75 centimetra dhe nuk ka ndryshuar krahasuar me dje.

 

Po ashtu në Obot ka prezencë uji në oborre në 15 banesa. Aktualisht atje operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

 

Ndërkohë në Njësinë Administrative Dajç ka mbetur e përmbytur një sipërfaqe me 20 hektarë.