Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, konfirmoi edhe një herë se Gjermania është në solidaritet me Türkiye-n pas tërmeteve që goditën pjesën jugore të vendit.

 

Në një fjalim në parlament, kancelari Scholz iu drejtua deputetëve duke thënë se "Jemi të tronditur përballë kësaj dhimbjeje dhe shkatërrimi".

 

"Qeveria jonë i premtoi menjëherë mbështetje qeverisë turke. Këtë e konfirmova edhe një herë, në bisedën telefonike që kam zhvilluar dje me presidentin Recep Tayyip Erdoğan", tha Scholz, duke shtuar se vendi i tij solidarizohet me Türkiye-n.

 

Më tej Scholz tha se ekipet gjermane të kërkim-shpëtimit dhe ekspertët teknikë kanë filluar punimet në rajonin e tërmetit dhe se ekipet shtesë janë rrugës.

 

Duke përgëzuar bisedën telefonike të zhvilluar më parë mes presidentit Erdoğan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, kancelari Scholz deklaroi së "Në fatkeqësi të tilla duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, duhet të mbështesim njëri-tjetrin"./AA