Ky është momenti kur një krokodil po "shpëtonte" trupin e paprekur të një djali katër vjeçar te shpëtimtarët një milje larg vendit ku u mbyt në një lumë në Indonezi.

 

Djali - i quajtur në mediat lokale si Muhammad Ziyad Wijaya - ishte zhdukur dy ditë më parë pranë grykëderdhjes Jawa në provincën e Kalimantan Lindore.

 

Pamjet befasuese nga lumi Mahakam në Borneo tregojnë krokodilin gjigant duke notuar nëpër ujë e duke mbajtur të voglin në nofullën e tij.

 

 

Zvarraniku, normalisht një nga vrasësit më të pamëshirshëm të natyrës, e hodhi trupin në një varkë, ku dy burra shihen duke tërhequr trupin e djalit.

Kjo nënkuptonte që familja mund të 'ribashkohej' me djalin e tyre.

Mediat lokale raportojnë se nuk kishte shenja kafshimi në trup.

 

Melkanius Kotta, udhëheqësi i ekipit, tha: "Ne mendojmë se krokodili ka ndihmuar në të vërtetë në kërkimin e viktimës.

 

'Në trup nuk mungon asnjë pjesë. Gjithçka është e paprekur.'

 

Një kalimtar i paidentifikuar filmoi momentin e pabesueshëm teksa dy burrat brenda në varkë morën me shpejtësi fëmijën e vdekur.

 

Krokodili më pas u zhduk nën sipërfaqen e ujit.