Ekipeve të kërkim shpëtimit në Turqi, i bashkohen edhe 5 mjekë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

 

Lajmi bëhet i ditur përmes rrjeteve sociale nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes, e cila ka publikuar edhe foto nga mbërritja e tyre atje.

 

“5 mjekë të strukturave vullnetare të Mbrojtjes Civile, bashkohen për të ndihmuar ekipet e kërkim shpëtimit dhe ndihmës mjekësore, të cilët po punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetët e njerëzve të ngelur në rrënoja”, shkruan AKM-ja.

 

Ekipet tona të kërkim shpëtimit po vijojnë punën pa pushim edhe gjatë natës për të ndihmuar banorët në provincat e prekura nga tërmeti në Turqi.