Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti sot në një takim disa mësues nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët janë renditur të parët dhe janë punësuar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Kushi tha se, “gjatë vitit 2022 janë punësuar 3836 mësues nga portali “Mësues për Shqipërinë”, i cili ka në themelin e tij meritokracinë dhe transparencën në procesin e punësimit”.

 

Kushi i përgëzoi mësuesit, për suksesin dhe rezultatet e larta në formimin e tyre profesional.

 

Po ashtu, Kushi i falënderoi mësuesit që kanë zgjedhur këtë mision të nderuar për edukimin e brezave.