Konsumi privat u rrit me 8.1% gjatë vitit 2022, pas rritjes me 8.4% dhe 8.6% në dy tremujorët e fundit të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

 

Rritja e konsumit privat, gjatë vitit të kaluar, u mbështet nga stabilizimi i pasigurisë, nga rritja e punësimit, nga zgjerimi i pagave në terma realë, si dhe nga ecuria pozitive e kredisë konsumatore.

 

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja e konsumit u pasqyrua në kategoritë e shërbimeve dhe të mallrave ushqimore.

 

Ndërkohë që, blerjet e mallrave të qëndrueshme, patën një ecuri më të ngadaltë.

 

Sipas BSH-së, konsumi privat pritet të japë kontributin kryesor në rritjen ekonomike edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti.