Fillon dërgimi i pjesës së parë të ndihmave të mbledhura në Rusi nga Ambasada Turke në Moskë pas tërmeteve me qendër Kahramanmaraş.

 

Sipas informacionit të marrë nga AA, në Rusi janë mbledhur shumë ndihma si çadra, ngrohës, batanije, rroba dimërore, çanta gjumi, termos dhe karikues për të prekurit nga tërmeti në Türkiye.

 

Ndihma me peshë 5 tonë u nis nga Moska me një avion të Turkish Airlines.

 

Ndihma për viktimat e tërmetit vazhdon të mblidhet përmes Ambasadës së Türkiye-s në Moskë dhe Konsullatave turke në Rusi./AA