Platforma “e-Albania” ofron 1227 shërbime elektronike për qytetarët shqiptarë.

 

Kjo platformë në njoftimin e saj bën të ditur se, “me digjitalizimin e këtyre shërbimeve publike, i kursejmë kohë e para qytetarit dhe biznesit”.

 

Në postimin e saj, e-Albania, mbi benefitet e këtyre shërbimeve, shprehet se, “i lehtësojmë punën punonjësit të administratës. E çojmë Shqipërinë edhe më pranë BE-së dhe e-Albania është pasuri kombëtare”.

 

Portali unik qeveritar shumëfunksional “e-Albania.al” administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

 

Portali qeveritar “e-Albania” është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike./ATSH