Bülent Çelik, i cili u hodh nga ballkoni gjatë shembjes së pallatit 4-katësh në Hatay, humbi këmbën e majtë nën rrënoja, por arriti të shpëtojë.

52-vjeçari Bülent Çelik, i cili ishte i vetëm në shtëpinë e tij në katin e fundit të një pallati 4-katësh.

Ai është hedhur nga ballkoni gjatë shembjes së pallatit.

Duke përshkruar momentet e frikshme që përjetoi, Bülent Çelik tha:

"Unë isha në gjumë në momentin e ngjarjes dhe u zgjova me një dridhje. Dola në ballkon, ndërtesat u drodhën shumë. U ngrita dhe u përpoqa të siguroja veten duke u kapur në derën e ballkonit. Pallati në të cilin isha, ishte 4 kate, filloi të shembet drejt dheut. Unë u hodha nga ballkoni. Sigurisht që nuk është një situatë e këndshme, ajo që ndodhi ishte shumë e keqe. Zoti i ndihmoftë të gjithë."

Ai i mbijetoi tërmetit të Hatajit duke u hedhur nga kati i 4-të