Një 30-vjeçar nga Poliçani i ka dhënë fund jetë duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit në të cilin banonte.

 

 

 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit.

 

30-vjeçari me inicialet F.D., ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.

 

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.