Llogaritë zyrtare të ish-presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram janë rikthyer më shumë se dy vite pasi ai u ndalua nga platformat.

 

Pas bllokimit përdoruesit nuk ishin në gjendje të gjenin profilet e tij për shkak se Trump u pezullua pas komenteve të tij pas trazirave në Capitol Hill.

 

Tani kompania ‘Meta’ ka riaktivizuar llogaritë e tij pasi i tha ish-presidentit në janar se ishte i lirë të rikthehej në Facebook dhe Instragram për sa kohë që do respektonte rregullat e tyre.

 

Statusi i tij i fundit në Facebook ishte në 6 janar 2021 dhe shkruante: “Unë kërkoj që të gjithë në Kapitolin e SHBA të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, Ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit, respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të mëdha në Blu. Faleminderit!