SpaceX limiton mundësinë e Ukrainës për të përdorur shërbimin e saj të internetit satelitor për qëllime ushtarake pasi u lajmërua se Kievi po e përdor atë për të kontrolluar dronet.

Në fillim të luftës Ukrainës ju dhanë mjete të cilat i ndihmojnë të lidhen me satelitët dhe i ndihmojnë njerëzit të qendrojnë të lidhur me internetin. Por duket se ata e kanë përdorur teknologjinë edhe për të mësuar pozicionimet ruse, gjë që është në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga SpaceX.

 

Një zyrtar ukrainas tha se kompanitë duhet të zgjidhnin senë cilën anë ishin. Ata mund t’i bashkohen Ukrainës dhe të drejtës për liri, ose të zgjedhin Rusinë dhe “të drejtën e saj për të vrarë dhe pushtuar territore”.

Në një event në Uashington të mbajtur të mërkurën, presidentja e SpaceX shpjegoi se teknologjia Starlink nuk ishte menduar kurrë të përdorej për qëllime lufte.

Sipas BBC, ajo iu referua kështu përdorimit të Starlink nga Ukraina për të kontrolluar dronet dhe theksoi se pajisjet ishin siguruar vetëm për përdorim humanitar.

Avionët pa pilot kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftë, pasi u përdorën nga Kievi për të zbuluar trupat ruse, për të hedhur bomba dhe për të kundërshtuar sulmet me dron të vetë Moskës.

Rusia është akuzuar se ka tentuar të bllokojë sinjalet e Starlink nga themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Shotwell tha se ishte e pranueshme që ushtria ukrainase të vendoste teknologjinë Starlink “për komunikime, por nuk duhet ta përdorrnin për qëllime lufte”.  Ajo tha se kompania kishte ndërmarrë hapa për të “kufizuar” aftësitë e forcave të armatosura ukrainase për të përdorur pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ekzekutivi tha se nuk mund t’i përgjigjej pyetjes nëse këto përpjekje ishin shkaku i ndërprerjeve të shërbimit Starlink në fund të vitit të kaluar.